Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN fituese e projektit LED

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është fituese e projektit LED. Projekti, me titull “Mënyra kryesore për të përmirësuar eficencën e energjisë në shkollat publike dhe përhapja e përdorimit të shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme” ose me akronim LED, u shpall fitues në kuadër të Programit “Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014- 2020”.  Ky projekt ka për qëllim trajtimin e problemit e të kuptuarit të përdorimit të eficencës së energjise dhe të burimeve të rinovueshme në shkollat publike.

Në mbështetje të punës përgatitore për mbylljen e dokumentacionit të projektit si dhe për njohjen e partnerëve, Sekretariati i Autoritetit Menaxhues të Programit me qendër në Selanik, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e studimit. Në këtë takim, ku mori pjesë Drejtori Ekzekutiv i AKBN z.Adrian Bylyku dhe z. Artan Leskoviku, përgjegjës i sektorit të Burimeve të Rinovueshme, u diskutuan problemet që kanë të bëjnë me: Manualin e Programit, i cili është një guidë për përgatitjen e dokumentacionit të projektit, manualin e specifikimit të buxhetit të projektit si dhe metodologjinë e llogaritjes së vlerës së targeteve dhe indikatorët e programit.

energjia.al  13.02.2018