Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dje kanë protestuar para objektit të Qeverisë për rritje të pagave në mënyrë lineare prej 100 euro.

Ata kanë paralajmëruar që nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, prej ditës së sotme punëtorët do të futen në grevë.

Kryetari ekzekutiv i Sindikatës së Re të të KEK-ut, Rafet Osmani, ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të arsyeshme. Sipas tij, punëtorët e sindikatës kanë rrezikuar edhe shëndetin dhe se Qeveria u ka borxh atyre.

“Sindikata sakrifikoi çdo gjë nga vetja, sakrifikoi shëndetin, vetëm që KEK-u të jetoj dhe t’i shërbej brezave të ardhshëm. Përveç kushteve të rënda të punëtorëve tanë në vendet e punës që i ekspozohen gazrave helmues, pluhurit dhe qymyrit, zhurmës dridhjeve dhe rreziqet permanente nga pajisjet që punojnë, Qeveria u ka borxh punëtorëve që me rastin e pensionimit të tyre tu njihet përvoja e punës për periudhën e viteve 1990-1999 kur armiku i largoi me dhunë nga vendet e tyre të punës”, ka thënë ai.

Osmani e ka konsideruar të dhimbshme edhe koston e shpronësimit në Hade e Shipitullë e që siç thotë ai, përgjegjësinë më të madhe e ka menaxhmenti i KEK-ut.

“Tani kostoja e shpronësimit të kësaj zone kadastrave për ne sindikalistët dhe Sindikatën e Re të KEK-ut dhe punëmarrësit është e dhimbshme sepse këto mjete të shpronësimit sipas informatave që kam, 30 milionë euro të kësaj zone janë djersë e këtyre punëtorëve sikurse secili institucion kishte me i krye punët e veta karshi obligimeve të qeverisë kostoja e zhvendosjes së kësaj zone kadastrale 52 hektarshe do të ishte 3.5 milionë euro, pra një përgjegjësi të madhe e ka ky menaxhment bashkë me ish bordin e drejtorëve të KEK-ut”, ka thënë ai.

Gazeta Zëri,  10.02.2018