Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia i jep lamtumirën gazit rus pas 74 vitesh

Blerësi më i vjetër i gazit natyror rus është gati të heqë dorë, pas më shumë se 74 vjetësh.

Polonia, e cila mbështetet në Gazprom PJSC të kontrolluar nga Kremlini për rreth dy të tretat e gazit të saj, thotë se diversifikimi ndihmon uljen e mundshme të çmimeve që mund të nxisë ndërtimin e një lidhjeje të importit për të hyrë në karburantin norvegjez. Kjo vjen pasi shteti i Europës Lindore në vitin 2016 përfundoi një terminal të gazit të lëngshëm për t’u diversifikuar nga gazi rus që është blerë që nga viti 1944.

“Ne jemi duke diversifikuar furnizimet tona, për të mos vijuar blerjen vetëm me Rusinë”, tha në një intervistë në Varshavë, Piotr Naimski, një zyrtar i qeverisë përgjegjëse për infrastrukturën energjetike.

Përveç kësaj, vendi prodhon më shumë se 4 miliardë metra kub të gazit të vet në vit dhe për të eksportuar një tepricë mund të ketë pas 2022, po ndërton lidhje me vendet fqinje, përfshirë Sllovakinë, Lituaninë, Republikën Çeke dhe Ukrainën.

“Lidhja me Sllovakinë është e rëndësishme pasi na jep akses, nëpërmjet Hungarisë, në vende të tjera,” tha Naimski. “Ne do të jemi në gjendje të furnizojmë deri në 5 miliard metra kub në atë rajon dhe për disa vende, kjo sasi është përdorimi i tyre për një vit”.

Revista Monitor,  09.02.2018