Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minxhozi viziton KOSTT-in

Shefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Kadri Kadriu priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të frytshëm në sektorin e energjisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, progresit në krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike si dhe procesit të themelimit të Bursës Shqiptare të Energjisë (APEX) ku Kosova përmes KOSTT do të jetë aksionare.

Në kuadër të takimit, në veçanti u diskutua rreth sfidave në drejtim të fillimit të implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E me të cilën është e ndërlidhur edhe vënia në operim e linjës së re interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri projekt kapital i cili u bashkëfinancua me Qeverinë Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ambasadori Minxhozi si dhe Kadriu shprehën shqetësimin e tyre për bllokimin e vënies në funksion të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri tashmë një vit e gjysmë nga inaugurimi i projektit, si dhe u pajtuan që është e nevojshme zgjidhja e këtij ngërçi i cili do të mundësone valorizimin e këtij projekti kapital me interes si për sigurinë e furnizimit me energji elektrike ashtu dhe për sigurinë dhe besueshmërinë e sistemeve elektroenergjetike të Kosovës, Shqipërisë dhe rajonit në përgjithësi.

Telegrafi,  07.02.2018