Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Avokati i Popullit padit ZRRE-në

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu për RTV Dukagjini ka thënë se ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), për kompensimin e qytetarëve që kanë paguar rrymën e shpenzuar në katër komunat në veri të vendit.

“Padia ndaj ZRRE-së është në procedurë gjyqësore, jemi duke e pritur shqyrtimin gjyqësor. Tash jemi duke pritur nga gjykata shqyrtimin kryesor”, tha Jashari.

Ai tha se do të ketë përfaqësim në mënyrë të denjët të interesave të qytetarëve me qëllim të kompensimit të tyre.

“Ne nuk do të heqim dorë për përfaqësim sa më të denjët të interesave të qytetarëve sipas ligjeve në fuqi. Janë katër ligje bazë, Ligji për Energjinë, Ligji për mbrojtje nga Diskriminimi, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligji për Marrëdhënie detyrimore, ku e kemi konsideruar se ka shkelje në këtë rast, kështu që gjykata duhet ta ketë vëmendjen në këto baza juridike për dhënien e një vendimi meritor ku pastaj do të kishte reflektuar në kompensimin e qytetarëve ku është epilogu i fundit që duhet të ndodhte në këtë proces”, ka thënë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Ndryshe dje zyrtarët e ZRRE-së kanë thënë se qytetarët e Kosovës për pesë vite kanë paguar 41 milionë euro për rrymën e shpenzuar në veri.

Telegrafi, 20.12.2017