Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petroleum padit ish-drejtuesin: Ekspozoi informacion konfidencial te palët e treta për përfitime

Shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka paditur më 15 maj ish drejtorin e përgjithshëm Leonidha Cobo. Ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në shkelje flagrante të ligjit, kombëtar dhe atij ndërkombëtar, pasi ka ekspozuar informacion konfidencial tek palët e treta, duke e përdorur atë për përfitime personale dhe të të tretëve. Në të njëjtën linjë me ish drejtorin Cobo ka vepruar edhe ish CEO i shoqërisë  Sunnel Gupta, i cili i ka përdorur informacionet konfidenciale në kundërshtim me marrëveshjen e lidhur për  ndalimin e konkurrencës me BPAL, marrëveshje kjo e nënshkruar dhe e vlefshme për periudhën 12-24 mujore pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Nga informacionet e deritanishme, rezulton se ish drejtori i kompanisë dhe ish Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Bankers Petroleum Limited (BPL) Suunel Gupta, ish drejtori i Planifikimit te Korporatës Justin Kereluk, ish konsulenti ligjor Trent Mercier, dhe ish konsulenti për shitjet Massimilliano Calabro, në bashkëpunim me Cobo kanë planifikuar skenarin e përdorimit të informacionit konfidencial kundër BPAL edhe pse në konflikt interesi. 

Bashkëpunëtorë në përdorimin e informacionit konfidencial
Ish drejtori i përgjithshëm Leonidha Cobo
Ish Drejtori Ekzekutiv (CEO) Suunel Gupta
Ish drejtori i Planifikimit të Korporatës Justin Kereluk
Ish konsulenti ligjor Trent Mercier
Ish konsulenti për shitjet Massimilliano Calabro

Konfirmohet se Bankers Petroleum është duke përgatitur padinë në Kanada Ish Drejtorin Ekzekutiv, Ish drejtorin e Planifikimit te Korporatës dhe Ish konsulentin për shitjet.

Të paditurit në Kanada
Ish Drejtori Ekzekutiv (CEO) Suunel Gupta
Ish drejtori i Planifikimit të Korporatës Justin Kereluk
Ish konsulenti ligjor Trent Mercier

Sipas Bankers ka prova të konsiderueshme të cilat provojnë se Cobo është i përfshirë drejtpërdrejt në transaksione me furnitorë e nënkontraktorë të BPAL, në shkelje të cdo ligji kombëtar dhe ndërkombëtar  që rregullojnë këtë fushë, duke marrë personalisht dhe periodikisht, në formën e “komisioneve” pagesa nga nënkontraktorët e BPAL, qartazi në formën e shpërblimit per aksesin që i jepej këtyre nënkontraktorëve për “tu lejuar” të punonin me dhe per BPAL.  Gjithashtu nga burimet zyrtare në Prokurorinë e Fierit, evidentohet se Bankers ka dorëzuar  kallëzimin penal kundër menaxherëve të mëparshëm te shoqërisë dhe zyra e prokurorisë është duke punuar intensivisht me ketë cështje.

Shqiptarja.com  16.05.2020