Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndihmë shtetërore për prodhimin e energjisë nga burime të vogla të rinovueshme

VENDIM

Nr. 77, datë 23.11.2017

AUTORIZIM I DHËNIES SË NDIHMËS SHTETËRORE, “MASAT MBËSHTETËSE PËR PRODHIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE NGA BURIMET E VOGLA TË RINOVUESHME”

Komisioni i Ndihmës Shtetërore, në bazë të nenit 4, 17, 22, dhe 31 të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar:

VENDOSI:

1. Skema e ndihmës, “Masat mbështetëse për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e vogla të rinovueshme”, është në përputhje me ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, neni 13, pika 3, “Ndihma shtetërore që mund të lejohet”, sepse lehtëson zhvillimin e veprimtarive të caktuara ekonomike ose zhvillimin e zonave të caktuara ekonomike, deri në atë masë sa kjo ndihmë nuk është në kundërshtim me detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

2. Të autorizojë ndihmën shtetërore, “Masat mbështetëse për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e vogla të rinovueshme”, mbështetur në nenin 13, pika 2 të ligjit nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me kusht që:

a) ndihma për njësi e energjisë nuk kalon diferencën ndërmjet kostos minimale me të cilën duhet shitur energjia elektrike (LCOE) e prodhuar nga kjo teknologji dhe çmimit të tregut për këtë lloj të energjisë;

b) LCOE mund të përfshijë një kthim normal të kapitalit. Nëse jepet edhe ndihmë për investim, atëherë kjo i zbritet vlerës gjithsej të investimit kur llogaritet LCOE;

c) kostot e prodhimit të përditësohen rregullisht, të paktën një herë në vit; dhe

d) ndihma të jepet derisa impianti të amortizohet tërësisht sipas rregullave të pranuara të kontabilitetit, në mënyrë që ndihma operacionale të mos jetë më e madhe se vlera e amortizimit të investimit.

3. Çdo plan ndihme, i cili ndryshon masën e ndihmës, lidhur me vlerën, kohëzgjatjen ose kriteret duhet të njoftohet dhe të marrë miratimin e KNSH-së.

4. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda datës 31 mars të çdo viti, të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar, si edhe të japë çdo informacion që do të kërkohet për monitorimin dhe kontrollin e ndihmës së dhënë. Të gjitha të dhënat për zbatimin e skemës të ruhen deri në dhjetë vjet, pasi ndihma e fundit individuale të jetë dhënë në kuadër të kësaj skeme.

5. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Arben Ahmetaj.

Për të lexuar vendimin e plotë klikoni këtu.

energjia.al  19/12/2017