Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet metodologjia për tarifat e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit

VENDIM

Nr. 178, datë 8.11.2017

MBI MIRATIMIN E “METODOLOGJISË SË LLOGARITJES SË TARIFAVE TË RRJETIT TË TRANSMETIMIT DHE TË SHPËRNDARJES SË GAZIT NATYROR”

Në mbështetje të neneve 16, pika 1 dhe nenit 32, pika 1, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, si dhe në zbatim të nenit 26 të “Rregullores për organizimin, funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, miratuar me vendimin nr. 96, datë 17.6.2016, bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 8.11.2017, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve, për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror”,

konstatoi se:

– Drejtoritë teknike në bashkëpunim me shoqërinë konsulente BBH kanë hartuar draftin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror”.

– Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 142, datë 6.9.2017, vendosi për fillimin e procedurave për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror”.

– Me shkresën nr. 648 prot., datë 4.10.2017, ERE njoftoi Albgaz sh.a., Albpetrol sh.a., Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetin e Konkurrencës, për fillimin e procedurës për miratimin e “Metodologjisë së llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror” dhe u kërkoi të paraqesin opinionet apo komentet e tyre në lidhje me këtë metodologji.

– Autoriteti i Konkurrencës, me shkresën nr. 394/1 prot., datë 12.10.2017, Albgaz sh.a., me shkresën nr. 129 prot., datë 30.10.2017 dhe ENC në korresponcencë elektronike shprehën opinionin e tyre mbi këtë metodologji. Komentet e palëve sa më sipër që nuk bien ndesh me legjislacionin në fuqi, janë reflektuar në “Metodologjinë e llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror”.

Për gjithë sa më sipër, bordi i ERE-s

VENDOSI:

1. Të miratojë “Metodologjinë e llogaritjes së tarifave të rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes së gazit natyror” (bashkëlidhur).

2. Drejtoria e Tarifave dhe e Çmimeve të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Autoritetin e Konkurrencës, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, si dhe të gjithë të interesuarit për vendimin e bordit të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 45 ditëve kalendarike nga botimi në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI Petrit Ahmeti

Për të lexuar vendimin e plotë klikoni këtu.