Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punime në rrjet, ndërprerje në Tiranë

-OSHEE, ka njoftuar nëpërmjet mediave se për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin Traktora, sot do të ketë ndërprerje nga ora 09.00-16.00.

Zonat që do të mbeten pa energji elektrike janë: Shkozë pjesërisht, Kodra e Kokonozeve pjesërisht, zona rreth Qytetit Studenti, Farkë, Porcelani pjesërisht, rruga Pasho Hysi pjesërisht, Kryegjyshata pjesërisht.

Kufizime të energjisë elektrike  do të kenë edhe zonat: Arkivi, Instrumentali, Reparti 8802, Poligrafiku, zona Uzina Traktorit, Kodra e Priftit pjesërisht, furnizim dytesor per Antenat e Televizioneve ne Dajt, Vilat Qeveritare ne Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, zona prane Depos se Ujit , Garda, rruga Todi Shkurti pjesërisht, furnizim dytësor Burgu 325.

Shqiptarja.com  30.10.2017