Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers jep 120 mijë USD për pastrimin e përroit të Zharrëzës

Rreth 8 mijë banorët e fshatrave Zharrëz, Frashër dhe Sheqishtë nuk do të përballen më me përmbytjet e përvitshme gjatë sezonit të shirave. Kompania Bankers Petroleum në bashkëpunim me Bashkinë Patos po kryejnë pastrimin dhe rehabilitimin e Përroit të Zharrzës me një vlerë totale investimi që arrin në mbi 120 mijë dollarë.

Kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balili thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për t’ju dhënë fund problemeve me përmbytjet.

“Fakti që burimet njerëzore, burimet financiare jo gjithmonë janë të mjaftueshme në bashki dhe nëpër pushtetet vendore. Ne jemi drejtuar Bankersit për të na ndihmuar financiarisht për projekte të ndryshme, por një nga ndërhyrjet ku kemi kërkuar është pastrami i përroit të Zharrzës. Unë gjej rastin t’a falenderoj Bankersin për këtë mbështetje që na ka dhënë në një bashkëfinancim të pastrimin e përroit të Zharrës me gjatësi prej 5 kilometrash dhe brenda një përiudhe të shkurtër besoj se do të arrijmë atë që kemi planifikuar, pra pastrimin e këtij 5 kilometërshit dhe ardhjen në kushtet dhe standartet të tilla që mos të shkaktoj ato problematike dhe ato përmbytje që ka shkaktuar gjithë këto vite”-tha Balili.

Përroi i Zharrzës që nis nga rezervuari i këtij fshati dhe kalon ndërmjet Zharrzës, Frashërit dhe Sheqishtës nuk është mirëmbajtur prej një periudhë 30-vjeçare. Sedimenti i depozituar dhe bimësia e rritur në të dy krahët e tij pengon rrjedhjen e ujrave të përroit dhe është shndërruar në një shqetësim të madh për banorët.

Vetëm gjatë shirave të dimrit të shkuar u përmbytën mbi 200 shtëpi si dhe 100 ha tokë në këto fshatra duke shkaktuar dëme të shumta materiale, në shtëpi, makineri bujqësore, por edhe në bagëti.

Përmes këtij investimi të rëndësishëm, këto fshatra nuk do të vuajnë më përmbytjet e dhjetëveçarëve të fundit.

 “Kështu që duke iu ardhur  në ndihmë të gjithë komunitetit të Zharrzës, nga pjesa ku fillon burimi  dhe deri në derdhjen në kanalin  “Dhia e Ngjalës”. Përfitojnë të gjithë fermerët dhe të gjithë banorët e njësisë administrative të Zharrzës. Përfitojmë edhe ne si drejtues të pushtetit vendor, sepse sigurisht do të jemi më të çliruar nga të gjitha këto ankesa dhe probleme, por do të jemi në vëmendje që të funksionoj i gjithë rrjeti I kullimit të kanaleve të para dhe të dyta”-ka përfunduar kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Balili.

Për Bankers Petroleum mirëqenia e banorëve të zonave ku operon është një nga themelet e aktivitetit të saj. Përveç projekteve që kompania zhvillon vetë në komunitet, ajo vazhdimisht bashkëpunon me njësitë administrative për të mbështetur investime në përmirësimin e infrastrukturës, mjedisit, edukimit, etj.

Shqiptarja.com  14.10.2017