Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP garanton treg gazi me çmimet më të mira

Tubacioni Trans Adriatik (TAP) është strategjik për vendet në të cilat kalon projekti, sepse kontribuon në sigurinë e furnizimit, bëri të ditur Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati.
Ai gjatë fjalës së tij në Samitin Italian të Energjisë, vuri në dukje se TAP është tubacioni i gazit që lidh Italinë me fushat e gazit natyror të Detit Kaspik, duke filluar nga Azerbajxhani, raportojnë media italiane.
TAP gjithashtu jep një kontribut të rëndësishëm në sigurinë e furnizimit dhe garanton një treg më të besueshëm, të sigurt dhe fleksibël të gazit, me çmime më të mira të lëndës së parë, shtoi ai.
TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.
Tubacioni do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans-Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, të drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të burojë në jug të Italisë.
TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).
Aksionet e TAP përbëhen nga BP (20 përqind), SOCAR (20 përqind), Snam S.p.A. (20 përqind), Fluxys (19 përqind), Enagas (16 përqind) dhe Axpo (5 përqind).

Revista Monitor,  26.09.2017