Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kalivaç, një tjetër subjekt aplikon për HEC

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bër së fundmi publik aplikimin e një tjetër subjekti për të ndërtuar një hidrocentral me kapacitet prodhues deri në 2MW. Aplikimi është bërë për ndërtimin në pellgun ujëmbledhës të Kalivacit.

“Aplikuesi “AMME” sh.p.k., ka aplikuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “AMME”, me kapacitet prodhues deri në 2 MË, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Kalivacit dhe përroit të Dolistit, degë e lumit të Dunshes, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë” thuhet në afishimin e MIE.

Shoqëria e cila ka aplikuar për të përfituar të drejtën e ndërtimit sipas ekstraktit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit operon si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Import-eksport, ndërtim Hidrocentralesh, prodhim dhe shitje energjie elektrike. Studime projektime, leje mjedisore. Import-eksport i pajisjeve dhe materialeve apo artikujve të çdo lloji, tregtimi i të cilave nuk është i ndaluar me ligj.

Afishimi i Ministrisë do të jetë i vlefshëm për 15 ditë për të marrë reagime nga palë të tjera të interesuara që kanë objeksione apo pretendime. Pas kësaj periudhe faza e radhës është ajo e shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur dhe projektit në detaj që më pas ministri të marrë një vendim.

Edhe ky projekt për HEC është në grupin e atyre që nuk konsiderohet si koncesion tipik.

Revista Monitor,  22.09.2017