Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH blen 7.2 milionë euro energji për shtatorin

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se ka përfunduar procesi i blerjes së energjisë elektrike për muajin shtator, për të cilën u përdor një pjesë e kredisë së dhënë nga Banka Botërore.

Korporata njoftoi se ka blerw gjithsej 115,200 MWh sasi të energjisë elektrike ose kapacitetin 160 MW me një cmim/njësi mesatar prej 62.33 Euro/MWh. Shuma totale e shpenzuar është 7.18 milionë euro.

Banka Botërore zhbllokoi së fundmi një pjesë të kredisë për rimëbëkmbjen e energjisë, prej 22.4 milionë euro, që mund të përdorej për nevoja emergjence, çka i mundësoi KESH-it të hapë procedurat për blerjen e energjisë për muajin shtator, teksa si rrjedhojë e thatësirës, koorporata e ka të pamundur të prodhojë energji nga HEC-et e veta.

Krahas, KESH, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hapur tender për blerjen e energjisë dhe të dy institucionet pritet të plotësojnë nevojat e muajit shtator.

Deri tani, OSHEE ka përdorur fondet e veta, por nëse situata vazhdon do të detyrohet të preket dhe buxheti, teksa ndryshimet e fundit rritën fondet buxhetore rezervë në dispozicion të energjisë.

Totali i importeve ka kaluar për korrik dhe gusht mbi 50 milionë euro.

Fituesit e tenderit

KESH njoftoi se ofertat u hapën në 22 gusht, ku nga 28 kompani të ftuara 10  paraqitën oferta, konkretisht si më poshtë vijon:

  • GEN-I Tirana shpk
  • EFT AG
  • GSA sh.p.k
  • Future Energy AL
  • DEVOLL Hydropower sh.a.
  • AYEN Energy Trading sh.a.
  • NOA Energy Trade sh.p.k
  • A & A Group sh.p.k
  • HSE doo
  • Axpo doo Beograd

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave renditi ofertat duke nisur nga cmimet/njësi më të ulëta dhe kapacitetet përkatëse deri në sasinë e kërkuar nga KESH sh.a. dhe i dërgoi Bankës Botërore Raportin e Vlerësimit të Ofertave për dhënien e miratimit/”no objection”, sipas përcaktimeve të bëra në Manualin e Operimit.

Në datën 24 Gusht 2017, Banka Botërore dërgoi miratimin e saj/”no objection” në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ofertave të blerjes së energjisë elektrike nga KESH sh.a.-ja për periudhën kohore 01-30 Shtator 2017, prej nga KESH sh.a. vijoi me njoftimin e 7 shoqërive fituese.

Sasia më e madhe e energjisë u ble nga GEN-I, që ofroi dhe çmimin më të lirë prej 59.9 euro për MWH në total, gati 3 mln euro dhe kompania e dytë ishte GSA, nga e cila KESH bleu 1.85 mln euro. Nga kompanitë e tjera shuma ishte nën 450 mijë euro.

Revista Monitor,  28.08.2017