Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi TAP kontribuoi 33% të IHD-ve

Kostoja e punimeve në proces që gazësjellësi TAP ka bërë në Shqipëri arriti një vlerë totale prej 57 miliardë kekësh (418 milionë euro) deri në fund të vitit 2016, sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë.

Nga kjo vlerë 44 miliardë lekë ose 325 milionë euro u kryen gjatë vitit 2016. Kjo shumë është sa 33 për qind e investimeve të huaja direkte që u kryen në vendin tonë vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2016 investimet e huaja direkte ishin 983 milionë euro.

Sipas shpjegimeve të TAP nga bilanci shpenzimet kanë shkuar pagesat e qirasë së tokës, shërbimet ligjore, pagat e punonjësve, kostot të fazës së projektimit dhe kostot e kapitalizuara të punimeve të kryera nga kontraktorët në seksionin shqiptar të gazësjellësit.

Po sipas bilancit TAP ka mbartur mbi 14 miliardë lekë pagesa të pakryera deri në fund të vitit 2016. Kjo vlerë është akumuluar si e tillë nga shërbimet për blerjen dhe servitutin e tokës, si dhe kontratat e qirasë për tokat sheterore, për të cilat nuk është bërë pagesa deri në fund të vitit të kaluar.

Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.

Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton kanë hyrë në Shqipëri që nga prilli 2016.

Investimet në gazësjellësin TAP dhe kasakadën e lumit Devoll nga kompania Statkraft kanë zënë pjesën e “luanit” në investimet e huaja direkte që janë futur dy vitet e fundit në vendin tonë.

Institucionet financiare ndërkombëtare, sakaq kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të mendojë qysh tani se të diversifikojnë portofolin e IHD-ve në kohën kur këto projekte do të kenë përfunduar.

Revista Monitor,  08.08.2017