Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lushnje, shpërthen bombola e gazit në apartament

Një zjarr ka përfshirë një apartament në qytetin e Lushnjes.

Shkak i tij mendohet se ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në apartamentin e një çifti të martuar, që banonin në katin e fundit të një pallati në lagjen “Gafur Muҫo”.

Në momentin e zjarrit, të dy kanë qenë në apartament dhe gruaja po gatuante.

Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar lëndime.

Policia e Lushnjes forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vend dhe është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Banorët e pallatit janë evakuar pa probleme.

Informacion paraprak

Në datën 24.07.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, në banesën e shtetasit K.P., 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh, ka shpërthyer një bombol gazi.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P., shtetasja A.D., 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar.

Shqiptarja.com  25.07.2017