Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen 4 tropojanë, vidhnin transformatorët

Një grup prej 4 personash janë arrestuar nga policia në Mat ditën e sotme pasi vidhnin transformatorët e kabinave elektrike në fshatin Bashkim.

Të arrestuarit janë Ylli Haklaj, Adriatik Haklaj, Armando Murati dhe Blerim Tabaku, të katërt nga Tropoja.

Mësohet se të rinjtë vinin nga Tropoja dhe vidhnin transformatorët në Mat.

Rreth orës 21: oo të mbrëmjes së djeshme katër djemtë janë parë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Matit.

Personat kanë mundur të largohen nga vendngjarja, ndërsa policia i ka arrestuar në vendin e quajtur “Qafa e Ulzës”.

Ky grup mendohet se ka vjedhur dhe herë të tjera dhe policia po punon për identifikimin e plotë dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Shqiptarja.com  17.07.2017