Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aliyev: Korridori Jugor i gazit pothuajse ka mbaruar

Kreu i shtetit të Azerbajxhanit, gjatë Kongresit Botëror të Naftës që po mbahet në Stamboll, ka folur për ecurinë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të transportojë gazin natyror drejt Europës.

Shahdeniz, një nga fushat më të mëdha të gazit në botë, ka 1 deri në 1,2 trilion metra kub gaz. Falë saj, sipas Aliyev, Azerbajxhani është kthyer në një vend që prodhon dhe eksporton naftë dhe gaz.

Pas ndërtimit të tubacioneve transportuese të naftës dhe gazit në vitin 2006, tashmë një tjetër projekt i rëndësishëm është në rrugën e duhur pranë përfundimit. Sipas Aliyev, Korridori Jugor i Gazit përbëhet nga 4 komponentë:

“I pari është Shahdeniz. Projekti Shahdeniz 2 është përfunduar në 93% dhe do të mbarojë në muajt e ardhshëm. Pjesa e dytë është Gazsjellësi i Kaukazit të Jugut, i cili lidh Azerbajxhanin me Gjeorgjinë. Për këtë projekt janë kryer 87% e punimeve. Përbërësi i tretë TANAP është përfunduar në masën 77% dhe presim ta lançojmë vitin tjetër. Ndërsa pjesa e fundit, TAP është përmbyllur në 44%. Në total KJG kushton 40 miliardë dollarë dhe pjesa më e madhe e këtij investimi është realizuar”, tha Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit theksoi se rezervat e gazit të Azerbajxhanit janë rreth 2.6 trilionë metra kub gaz dhe se në dekadat e ardhshme ky vend do të plotësojë kërkesat e rajonit dhe të Europës.

“Sot, gazi është një faktor kryesor në sigurimin e sigurisë energjitike. Ndaj Azerbajxhani po kontribuon për të siguruar këtë siguri. Në të njëjtën kohë është vendi i vetëm burim i ri për të transportuar gazin në Europë dhe ky do të jetë një hap serioz për diversifikimin e energjisë”.

Scan Tv,  11.07.2017