Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saldohen 50% e tubave të TAP

Ndërtimi i TAP po shkon sipas parashikimeve, ku aktualisht janë salduar rreth 50 për qind e tubave në Shqipëri dhe Greqi.

Lajmi është bërë i ditur në një postim në rrjetin social “Facebook, nga “TAP në Shqipëri” ku theksohet se saldimi i tubave në Shqipëri dhe Greqi ka arritur në 348 km nga 765 km që janë në projekt:

“Afërsisht 50% e tubave në Shqipëri dhe Greqi, 348 km nga 765 km, janë salduar tashmë. Ndërtimi i #TAP vijon sipas parashikimeve”, thuhet në postim.

Ndërkohë pak ditë më parë u njoftua se përfunduan punimet për Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP në më shumë se  420 parcela toke në Fier, ku pasi toka u thye në gjendjen e mëparshme i është kthyer pronarëve.

Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo gjatë ceremonisë ku parcelat e para i janë dorëzuar pronarëve u shpreh:

“Ashtu si është thënë në fillim të punimeve, korridori i tokës bujqësore i marrë përkohësisht në përdorim për ndërtimin e projektit është kthyer tashmë në gjendjen e mëparshme për një pjesë të mirë të parcelave në zonën e Fierit, aty ku punimet kanë përfunduar. Nga ana e gazsjellësit TAP janë ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që cilësia prodhuese e tokës të ruhet sa më mirë. Jemi të kënaqur të konstatojmë që në zonën e Fierit toka e dorëzuar ka filluar që tani të mbillet nga pronarët dhe përdoruesit.”, u shpreh Bozgo.

Scan Tv,  06.07.2017