Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albminiera nxjerr në ankand 301 mijë kg skrap

Albminiera SH.a, e cila aktualisht ka statusin e shoqërisë në likuidim e sipër, po nxjerr nga magazinat pajisjet e makineritë e mbetura.

Ankandi më i fundit i shpallur nga kjo shoqëri, ka të bëjë me shitjen e 301 mijë kilogramëve skrap.

Në një njoftim të bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se skrapi është përfituar nga nxjerrja jashtë përdorimit të makinerive, pajisjeve, pjesëve të këmbimit, automjeteve, prej të cilave disa ndodhen gjendje në magazina sipas sektorëve të Albminiera Sh.a në Tiranë, Prrenjas, Pogradec, Korçë dhe Memaliaj ndërsa pjesa tjetër e skrapit ndodhet e instaluar nëpër objekte ndërtimore në administrim të “Albminiera” Sh.a.

Vlera fillestare e njoftuar për fillimin e ankandit është caktuar 24 lekë për kilogram duke e çuar vlerën totale fillestare në 7.2 milionë lekë.

Albminiera sh.a e cila menaxhonte 33 ish-miniera në katër rajone, vitet e fundit u përball me vështirësi financiare, ndërkohë që kufizimi në burime njerëzore ishte në maksimum.

Pas vlerësimit të situatës, në Janar 2016 statusi i shoqërisë kaloi në likuidim e sipër me vendimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që ishte edhe aksionere e 100 për qind të kuotave.

Scan Tv,  20.06.2017