Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës vazhdojnë qëndresën

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, me të dy benchamarkët që vijojnë të qëndrojnë poshtë nivelit të 50 dollarëve për fuçi. Shqetësimet që marrin shtysë nga tensionet më të fundit në lindjen e Mesme kanë nxitur rënien e ndjeshme të çmimeve.

Përplasja mes OPEC dhe Katarit mund të nxisë një përçarje brenda organizatës së vendeve eksportuese duke minuar marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.53 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.45 dollarëve për fuçi.

Ndërprerja e marrëdhënieve mes disa vendeve arabe me në krye Arabinë Saudite dhe Katarit, përkthehet në pezullimin e çdo marrëdhënie tregtare, përfshirë transportin detar, çka mund të sjellë paqartësi në tregjet e naftës.

Scan Tv,  06.06.2017