Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta zgjeron humbjet. Kërkesa mund të rimëkëmbet më ngadalë se parashikimet

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve se kërkesa mund të rimëkëmbet më ngadalë se parashikimet fillestare. Gjithashtu, edhe ngecja e bisedimeve në SHBA për një paketë tjetër stimuluese po ushtrron presion mbi çmimet. Këto zhvillime kanë eklipsuar edhe rënien më të më madhe se parashikimet të rezervave të naftës bruto në SHBA. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin ministerial të OPEC+ më vonë gjatë ditës së sotme.

Ky panel këshillon vendet anëtare të OPEC dhe aleatët e tjerë mbi politikat e prodhimit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 45 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 42.5 dollarë për fuçi. Ndërkohë, Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se ka shtyrë bisedimet tregtare me Kinën me arsyetimin se nuk dëshiron të bisedojë me këtë vend aktualisht. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës ranë me 4.3 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e rreth 512 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie me 2.7 milionë fuçi. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

Scan,  20.08.2020