Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e nis javën në rënie

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të rritjes së infektimeve me koronavirus dhe tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, investitorët i janë drejtuar aseteve të sigurta, si ari apo jeni japonez. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 43.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 41.2 dollarë për fuçi. Megjithatë, nafta Brent pritet të publikojë fitime për të katërtin muaj me radhë, gjatë korrikut, ndërsa nafta Bruto amerikane për të tretin muaj me radhë, pas rënies së paprecedentë në prill.

Gjithashtu, edhe kërkesa për naftë është përmirësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke mbështetur çmimet. Megjithatë, investitorët i frikësohen një ngadalësimi të rritjes së kërkesës për shkak të rikthimit të kufizimeve në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e rritjes së të prekurve me Covid-19. Në të gjithë botën, janë të infektuar tashmë mbi 16 milionë persona. Investitorët po ndjekin edhe stuhinë Hanna, që goditi bregdetin e Teksasit gjatë fundjavës, pavarësisht se prodhuesit e naftës dhe gazit deklaruan se nuk presin që stuhia të dëmtojë operacionet. Rritja e çmimeve të naftës gjatë muajve të fundit ka inkurajuar prodhuesit më të mëdhenj në botë që të rrisin prodhimin. Eksportet nga portet perëndimore të Rusisë parashikohet të rriten me 36% gjatë gushtit, krahasuar me korrikun, sipas përllogaritjeve të Reuters.

Scan 28.07.2020