Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS vazhdon me përmirësimin e rrjetit

KEDS po vazhdon projektin  për ndërrimin e transformatorëve nëpër shumë vendbanime në territorin e Kosovës. Investimi i radhës u bë më 20 janar në fshatin Nakaradë të Fushë – Kosovës. Vetëm gjatë janarit, KEDS ka ndërruar 10 transformatorë të mbingarkuar anekënd vendit.

Banorët e fshatit Nakaradë në Fushë – Kosovë tani më do të kenë tension stabil dhe furnizim më kualitativ të energjisë elektrike.

Kjo, pasi që KEDS ka bërë ndërrimin e transformatorit të mbingarkuar me një fuqi  prej 250 KVA që ishte deri tani dhe ka vendosur një transformator të ri me një fuqi prej  400 KVA.

Transformatori ekzistues ka qenë i mbingarkuar 114% , kurse me transformatorin e ri ngarkesa ka rënë në 71%.

“KEDS është duke bërë maksimumin që të ofrojë shërbime sa më kualitative për konsumatorët. Eliminimi i mbingarkesave është një nga përparësitë e kompanisë, pasi pos që përfitojnë konsumatorët, rritë edhe sigurinë e aseteve, të cilat me mbingarkesa janë gjithnjë të rrezikuara”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Pos eliminimit të ‘fytit të ngushtë’, me këtë investim do të zvogëlohen dukshëm edhe humbjet teknike dhe do të rritet besueshmëria në furnizim me energji elektrike. Këtë investim e kanë mirëpritur të gëzuar banorët e kësaj ane, ku përfitues direkt janë 96 familje.

Punëtorët e KEDS-it edhe në këtë mot të lig nuk janë ndalur duke punuar për realizimin e objektivave dhe për të qenë sa më afër konsumatorëve.

Ky është transformatori i 10 që është ndërruar në zonat e mbingarkuara vetëm gjatë muajit janar. Përderisa, gjatë vitit 2016 KEDS ka ndërruar 173 transformatorë të mbingarkuar anekënd vendit, duke eliminuar mbingarkesat për po aq lokalilete , që përfshijnë mbi 10 mijë shtëpi.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.01.2017