Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi për oponencat teknike, MEI gati vendimin

Projektet infrastrukturore publike apo ndërtim privat i çdo kategorie duhet që të kalojë një vlerësim teknik mbi përputhshmërinë që ka me standardet.

Kjo vlen mes të tjerave edhe për hidrocentralet, që deri më tani janë vlerësuar nga Agjenci Kombëtare e Burimeve të Natyrës me tarifat referencë që zbaton edhe Instituti i Ndërtimit.

Por Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka gati një projektvendim i cili përcakton tarifat e reja të vlerësimit për oponencat teknike si për fazën e projektimit ashtu edhe të ndërtimit për hidrocentralet.

Logjika e çmimeve ndjek atë të kapacitetit të instaluar. Kështu, për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni në fazën  studimit të fizibilitetit tarifat janë:

-Deri në 1 megavat 50 mijë lekë, mbi 1 megavat deri në 2 megavat 100 mijë lekë, mbi 5 megavat deri në 15 megavat 300 mijë lekë dhe në fund për kapacitet të instaluar mbi 15 megavat tarifat do të jetë 500 mijë lekë.

Lidhur me pjesën e oponencës kur koncesioni është në fazën e projektimit dhe zbatimit oponenca do të kushtojë:

-Deri në 1 megavat 100 mijë lekë, mbi 1 megavat deri në 2 megavat 200 mijë lekë, mbi 5 megavat deri në 15 megavat 500 mijë lekë dhe në fund për kapacitet të instaluar mbi 15 megavat tarifat do të jetë 700 mijë lekë.

Scan TV,  23.01.2017