Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hetimet ndaj CEZ, 7 mln euro transfertë brenda ditës

Komisioni Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë për veprimtarinë e CEZ-it shtyn për një tjetër datë seancën e pyetjeve me dëshmitarin kyç, Nuel, apo Nue Kalaj, pasi thuhet se ai është larguar nga Shqipëria.

Ky i fundit akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit mes CEZ-it dhe përfaqësuesve të qeverisë paraardhëse, ndërkohë që  kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, pranoi zyrtarisht edhe shumën e mëdha të transaksioneve të kryera brenda një dite në vitin 2009.

Nga ana e tij deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode, i cili ka qenë ministër i Financave në kohën kur negociuar me CEZ-in, replikoi në mbledhje duke i quajtur të pavërteta pretendimet e socialistit Balla.

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për CEZ-in pritet të mbahet në datën 23 janar.

Scan TV,  16.01.2017