Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Porti i Durrësit, TAP, në 8 muaj 100 mijë tonë çelik

Në 8 muaj, që nga fillimi i transportimit, 12 anije tregtare kanë sjellë në Portin e Durrësit mbi 105 mijë tonë tuba çeliku gjithsej, që do t’i shërbejnë tubacionit të gazsjellësit TAP.

Përpunimi i anijeve dhe makinerive për gazsjellësin TAP ka nisur më 4 prill të këtij viti. Sipas të dhënave nga Porti i Durrësit, 7 anije të specializuara kanë kryer deri tani 12 lundrime drejt Durrësit, me ngarkesa që shkojnë nga 3.427 deri në 16.453 tonë tubacione në secilën anije.

Gjithashtu në port gjatë këtyre muajve janë përpunuar edhe anijet “Morgenstond I” me 1.154 tonë makineri, anija Ro-Ro “Fides”, e cila ka sjellë 1430 tonë makineri për të njëjtin projekt, si dhe anija “HC Pauline”, nga e cila u shkarkuan 1.252 tonë makineri dhe automjete të ndryshme.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë. Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas për 215 km do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.

Revista Monitor,  28.12.2016