Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masat e qeverisë, banorët e Zharrëzës dalin nga greva

Banorët e Zharrës kanë ndërprerë grevën e urisë, menjëherë pasi morën një letër nga kryeminstri Edi Rama rreth masave që do marrë qeveria për të siguruar jetën e tyre.

Sot ishte dita e shtatë e grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e banorëve sa vinte e përkeqësohej.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të tronditjeve në zonën përreth fshatit Zharrës, të cilat sipas tyre vijnë si pasojë e shpërthimeve nëntokësore nga kompania naftënxjerrëse.

Ata kërkojnë gjithashtuh të shpallet zonë emergjence, ku familjet të cilat i kanë shtëpitë të pabanueshme, të ndihmohen, të bëhet ndërtimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tronditjet si dhe të bëhet evokuimi i të gjithë popullatës në rast se vazhdojnë tronditjet.

Shqiptarja.com  27.12.2016