Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Ekspert i huaj për lëkundjet në Zharrëz

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës për plotësimin e kërkesave të bëra nga Instituti i Gjeoshkencës dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuar në marrëveshjen e datës 21 janar 2016 që lidhet me monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e vazhdueshëm të aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës ku kryhen aktivitete hidrokarbure nga kompania Bankers Petroleum. Grupi i Punës do të ketë në përbërje të tij: dy përfaqësues nga MEI, dy nga AKBN, dy nga Albpetrol dhe dy nga IGJEUM.

Ky grup do të angazhohet për të plotësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM, të evidentuar në informacionet e dala nga aktiviteti sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës për të mundësuar realizimin e një monitorimi, vlerësimi dhe dokumentimi të vazhdueshëm të ngjarjeve sizmike në këtë rajon. Grupi do të vlerësojë dhe do të propozojë marrjen e masave të duhura nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM në raportet përkatëse mujore.

Gjithashtu do të përcaktojë dhe do të propozojë modalitetet dhe Termat e Referencës për të angazhuar një ekspert të huaj për të bërë vlerësimin e shkaqeve të ngjarjeve sizmike të ndodhura dhe të dokumentuara deri tani si dhe atyre të mundshme që mund të ndodhin në të ardhmen duke bërë dhe rekomandime përkatëse.

Revista Monotor,  21.12.2016