Ndotja e ajrit në Zharrëz, banorët raportojnë probleme
![](http://energjia.al/wp-content/uploads/2015/04/shperthim-nafte-ne-marinze.jpg)
Banorët e fshatit Zharrëz thonë se kanë problem shëndetësore nga ndotja e ajrit prej gazit metan. Dy gra janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal te fierit pas problemeve në rrugët e frymëmarrjes dhe alergjinë.
Ndotja e ajrit është ndier edhe nga banorët e tjerë të Zharrzës që gjithashtu kanë patur probleme serioze frymëmarrje. Ata thonë se kjo gjendje u ndodh shpesh.
Sipas banorëve ndotja e ajrit ndodh gjatë furnizimit me naftë bruto në depozitën e dekantimit, pronë e kompanisë Albpetrol, e cila ndodhet vetëm pak metra në dalje të fshatit.
Top Channel, 22.02.2019