Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krijohet kompania 100% shtetërore “Albgaz”

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e shoqërisë “Albgaz” SH.A, pas propozimit të bërë nga ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe nga ministri i Ekonomisë. Kështu, do të bëhet shkëputja e njësisë së gazit nga shoqëria “Albpetrol” dhe do të krijohet shoqëria “Albgaz”, me kapital 100% shtetëror. Kapitali fillestar i shoqërisë do të jetë 395 milionë lekë.

Kjo shoqëri duhet të funksionojë si një operator i kombinuar, duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së gazit natyror.

Me regjistrimin në QKB, shoqëria “Albgaz”, sh.a. do të aplikojë pranë Entit Rregullator të Energjisë për çertifikim, si operator transmetimi, sipas procedurave të përcaktuara “për sektorin e gazit natyror”, si dhe për pajisjen me licencë për transmetimin e shpërndarjen e gazit natyror.

Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave ka qënë edhe kalimi në pronësi, nga Ministria e Kulturës të Qendrës Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, ose siç njihet ndryshe piramida, në administimin e Bashkisë së Tiranës. Kjo qendër do të  përdoret si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale, promovimin e artit, të kulturës dhe të teknologjisë.

Scan Tv,  09.12.2016