Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Asetet e ARMOs blihen nga një bankë shqiptare

54 prona të ARMO-s kanë janë blerë në ankand nga një bankë e nivelit të dytë, ndaj së cilës kompania e përpunimit të naftës ishte debitore.

Report TV disponon aktin e ankandit të zhvilluar në 28 tetor, sipas të cilit në procedurën e shitjes është paraqitur një ofertues i vetëm, i cili ka blerë astetet e armës për 25 milionë dollarë, ose 3.1 miliardë lekë.

Praktikisht banka tregtare tashmë është pronare e thuajse të gjitha trojeve e objekteve të rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.

Shitja e aseteve të ARMO-s Ballshit vjen vetëm pak javë pasi Qeveria ia kaloi atë kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj.

Lajmi për rifillimin e punës u përshëndet vetëm pak javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se falë marrëveshjesh iu dha fund kalvarit të gjatë të ARMO-s, por veccanërisht problemeve ekonomike të punonjësve të saj, të cilët kishin muaj e muaj pa marrë pagat.

U pretendua se Ionian Refining dhe Trading Company, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.

Por, po në gjatë këtyre dy muajve disa zyra përmabrimore janë vërsulur për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve.

E megjitthë ankandin shitjen e ARMO-s, Ionian Refining dhe Trading Company, ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve.

Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.

Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare. Një pjesë e mirë e aseteve të saj rezultojnë të sekuestruara apo të nxjerra në ankand nga disa banka kreditore.

Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve.

Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.

Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj.

Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mosshlyerjes së pagave.

Ora News,  01.12.2016