Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten investimet në energjitikë

Rënia e çmimit të lëndëve të para ka ulur në përmasa drastike investimet në industrinë nxjerrëse, në nivelin më të ulët të pesë viteve të fundit.

Sipas Institutit të Statistikave, për vitin e kaluar investimet në industrinë nxjerrëse zbritën në vlerën e 24.4 miliardë lekëve, në rënie me 36% krahasuar me vitin 2014. Tkurrja e ndjeshme e investimeve i detyrohet sidomos sektorit të nxjerrjes së naftës.

Rënia e çmimeve ka bërë që kompanitë koncesionare të investojnë shumë më pak gjatë vitit të kaluar dhe vlerësohet se e njëjta tendencë ka vijuar edhe për këtë vit. Të njëjtën tendencë për vitin e kaluar ka shfaqur edhe sektori i ndërtimit. Edhe këtu investimet kanë rënë, ndonëse në përmasa më të kufizuara. Në ndërtim viitn e kaluar u investuan rreth 24 miliardë lekë, 4.4% më pak krahasuar me vitin 2014.

Rënia e investimeve në ndërtim lidhet me dobësinë e tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe me uljen graduale të investimeve publike. Pas vitit 2013, investimet në infrastrukturë kanë konsistuar kryesisht në mbylljen e veprave të nisura në vitet e mëparshëm. Rritja e investimeve në ekonomi vitin e kaluar erdhi veçanërisht nga industria pëprunuese, sektori energjetik dhe nga shërbimet.

Industria pëprunuese i dyfishoi investimet krahasuar me vitin 2014, duke arritur në rreth 20 miliardë lekë. Ndërsa energjia elektrike ngelet sektori me përqendrimin më të lartë të investimeve, kryesisht falë projektit madhor të Devoll Hydropower.

Investimet për vitin 2015 arritën në afro 59 miliardë lekë, 11% më shumë krahasuar me vitin 2014. Rritje të lartë regjistruan edhe investimet në degët e shërbimeve, me 45% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Scan Tv,  26.11.2016