Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fitimet e KESH ranë me 7% për nëntëmujorin

Korporata Elektroenergjetike shqiptare shënoi një fitim neto prej 797 milionë lekësh gjatë periudhës 9-mujore me një rënie vjetore prej 7 për qind.

Rënia e fitimeve lidhet lidhen më uljen e të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të ardhurat e periudhës ishin 13.3 miliardë lekë me një ulje 31% krahasuar me 9-mujorin e 2015.

Nga këto të ardhura KESH shpenzoi  8.1 miliardë lekë për blerjen e energjie dhe mbi 1 miliardë lekë për shpenzimet e personelit. Gjithashtu zhvlerësimi i aseteve të kompanisë shënoi një vlerë negative prej 2.1 miliardë lekësh.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH)  është  prodhuesi  publik  dhe në të njëjtën kohë  prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqipëri. KESH ka nën administrim  impiantet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Këto asete përbëhen nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, (HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës) me një fuqi të instaluar prej  1,350 MË, dhe TEC Vlora me fuqi të instaluar prej 98 MW.

Kaskada e ndërtuar mbi Pellgun e  Lumit Drin është  më e madhja në  Ballkan si për nga kapaciteti i instaluar ashtu edhe nga madhësia e veprave hidroteknike. Duke pasur në funksionim 79% të kapaciteteve prodhuese  në vend, KESH furnizon  rreth 70-75 %  të kërkesës për energji elektrike të klientëve tariforë, siguron energjinë e nevojshme për mbulimin e humbjeve në sistemin e transmetimit, si dhe nëpërmjet energjisë balancuese e shërbimeve ndihmëse garanton sigurinë e sistemit energjitik shqiptar. Gjithashtu, KESH  ka përgjegjësinë për administrimin, operimin korrekt dhe garantimin e sigurisë teknike e operacionale  të veprave energjitike që administron. KESH, jo vetëm është një nga prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet hidrikemë të rëndësishëm në rajon, por konsiderohet edhe një faktor me ndikim rajonal përsa i përket sigurisë së veprave hidrike.

Revista Monitor,  18.11.2016