Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akciza e gazit, Gjiknuri: Nuk preken qytetarët

Vendosja e akcizës mbi gazin e lëngshëm për automjetet dhe ndikimi që do të ketë tek qytetarët vijon të ngrihet si shqetësim kryesor.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka sqaruar se kjo nismë është ndërmarrë për të disiplinuar mbushjen e bombolave të gazit  nga qytetarët dhe i ka siguruar këta të fundit se nuk do të preken, pasi ndarja do të jetë e qartë dhe e monitoruar.

Një tjetër problematikë që ka shkaktuar debat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, ka qenë kosto për kolaudimin e matësave të energjisë elektrike, prej rreth 2700 lekësh.

Ministri Gjiknuri raportoi përpara deputetëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese mbi buxhetin e vitit të ardhshëm i cili është rreth 33 miliardë lekë me një rritje 10 për qind krahasuar me këtë vit. Sipas Ministrit, ky buxhet është i mjaftueshëm për realizimin e objektivave sa i përket politikave.

Scan Tv,  17.11.2016