Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

13 lekë akcizë për gazin

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë përdoruesit e mjeteve me gaz të lëngshëm do të përballen me rritje të çmimit, pasi qeveria parashikon të aplikojë akcizë për këtë produkt në vlerën e 13 lekëve për litër. Propozimi vjen nga Ministria e Energjisë.

Krahas disiplinimit të tregut, një tjetër arsye e shtimit të akcizës për gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh sipas drejtorit të hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu, lidhet me direktivat e Bashkimit Europian.

Gazi i lëngët është objekt taksimi në të gjitha vendet e BE si produkt energjitik. Ndërkohë që në vendin tonë aktualisht aplikohet akcizë 37 lekë për liter vetëm tek nafta dhe benzina.

Me shtimin e akcizës në gazin e lëngshëm për përdorim mjetesh, financat llogarisin 600 milionë lekë më shumë të ardhura në buxhet.

RTSH,  15.11.2016