Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petroleum: Jemi bashkëpunues

Pas njoftimit që bëri Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) se do të apelojë vendimin e arbitrazhit mbi çështjen “Bankers”, kompania kanadeze u shpreh se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar.

Për “Monitor”,  Rob Carss, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albania tha se  atyre nuk iu ka ardhur ndonjë njoftim zyrtar për ankimimin e vendimit nga ana e AKBN-së.

“Ne nuk kemi marrë ende ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit, por sigurisht nëse ata vendosin për të bërë diçka të tillë, është në të drejtën e tyre. Bankers ka qenë bashkëpunues që në nisje të procesit dhe do të vijojë të mbetet i tillë deri në fund. Për këtë arsye ne ramë dakord që të zgjasnim periudhën e vlerësimit të fakteve për agjencitë qeveritare me 30 ditë, me qëllim që t’u jepnim të gjithë kohën e mjaftueshme institucioneve për të marrë një vendim mbi apelimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit”, tha z. Rob Carss.

Revista Monitor,  24.10.2016