Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, shpërthen gazi në “Mine Peza”

Një petrogaz ka shpërthyer në tarracën e një banese duke shkaktuar flakë që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ngjarja është shënuar paraditen e sotme në rrugën “Mine Peza” në Tiranë dhe një ndjekës i Ora News na përcolli këto pamje

Policia informon:  Rreth orës 11:00, në rrugën “Mine Peza”, në katin e 4 të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. D.

Si pasojë e këtij zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka dëme në njerëz.

Shërbimet zjarrfikse bënë të mundur fikjen e zjarrit.  

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shkak i zjarrit ka qënë për pasojë e plasjes së një bomle të vogël gazi, në ballkonin e banesës.

Ora News,  20.09.2016