Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN: Bashkitë indiferente ndaj programit të energjisë

Të gjitha institucionet publike do të jenë të parat të zbatojnë legjilacionin që lidhet me kursimin e energjisë përmes ndërtimit brenda standardeve apo ndërhyrjeve për izolim.

Por të dhënat tregojnë se, shumica e Bashkive në vend, kanë qenë indiferente ndaj nismës së qeverisë dhe këtë rezultat e tregoi auditimi i bërë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës.

“Në të vërtetë, gjatë periudhës 2014-2015, u vunë re vetëm përmirësime të vogla. AKBN-ja ka audituar 10 bashkitë më të mëdha të vendit (gjatë 2011-2013), me qëllim që të kontrollojë zbatimin e Ligjit për Ruajtjen e Energjisë në Ndërtesa. Nga auditimet u vu re se asnjë nga bashkitë e audituara nuk e ka zbatuar ligjin në shkallë të madhe (niveli aktual është vlerësuar të jetë jo më shumë se 10%)”, thuhet në një dokument të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Por funksionimi dhe zbatimi ligjor përfshin një sërë institucionesh dhe në disa raste edhe Inspektoratin e Ndërtimit.

Ky i fundit është ai që kontrollon zbatimin e lejeve dhe projekteve të miratuara te ndërtimi nëse i përmbushin apo jo parametrat, por sipas të njëjtit dokument institucioni ka mungesë të ekspertizës teknike që lidhet me kodin energjetik.

Scan Tv,  16.09.2016