Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet tenderi 33.3 milionë lekë, Lezha ndriçohet me LED

Bashkia Lezhë ka shpallur një tender për ndriçimin e qytetit. Por këtë herë nuk bëhet fjalë për një ndriçim të zakonshëm. Fondi i vënë në dispozicion është 33.333.160 milionë lekë dhe do të përkthehet në punë konkrete brenda një afati 45 ditor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. “Ndriçimi i Qytetit me sistemin LED” përfshin instalimet dhe sinjalistikat ndriçue6se, me një sistem (LED) i cili shquhet për jetëgjatësi më të madhe, krahasuar me modelet e tjera, e po ashtu si një sistem që sjell kursim të energjisë.

Nga ana tjetër, ndriçuesit LED janë rezistentë ndaj temperaturave të ftohta apo atyre të nxehta, si dhe janë më ekologjik, për shkak se nuk përmbajnë materiale toksike dhe janë të riciklueshëm. Sipas specifikimeve të tenderit, në total do të vendosen 852 copë ndriçues LED për ndriçimin rrugor, të dy modeleve të ndryshme. Kushtet e përcaktuara në dokumentat e tenderit përcaktojnë një garanci funksionale për minimalisht 70.000 orë pune, të cilat nëse do të përllogarisnim çdo ditë një ndriçim që mesatarisht do të zgjaste 10 orë në ditë, atëherë mesatarisht, ky tender do të “zgjidhte” çështjen e ndriçimit për qytetin e Lezhës, për të paktën 19 vitet e ardhshme.

Scan,  25.02.2020