Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banoret e Blinishtat çdo ditë 6 orë pa energji

Ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e vazhdueshme për banorët e Blinishtit në Lezhë.

Në ditët e nxehta të korrikut, mungesa e dritave po krijon vështirësi edhe për bizneset, pasi në zonë ka disa sipërmarrje agroturizmi.

“Nga ora 11:00 deri në 16:00 janë të fikura dritatdhe nuk do me e ditur kush. Kjo zonë ka qenë më e vdekura për energji. Ne na thonë se ka defekt, por në rrugë shoqërore kemi mësuar se na i heqin ne për t’ia çuar zonës së bregdetit, Shëngjinit,”-u shpreh një banor i Blinishit në Lezhë.

Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të energjisë por shqetësimi i tyre nuk është përfillur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

“Po të mos paguash dritat një muaj të arrestojnë, ndërsa ne s’na përgjigjet njeri. Kam marr drejtorin dhe kryetarin bashkisë,”- tha një tjetër banor i zonës.

E kontaktuar nga Report Tv, Njësia e OSHEE në Lezhë tha se ndërprerjet e shpeshta të energjisë në këtë zonë kanë ardhur si shkak i defekteve të fiderin elektrik, ndërsa po punohet për riparimin e tij.

Shqiptarja.com,  07.07.2020