Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, anulohet gazifikimi

Qeveria e ka shtyrë afatin për nisjen e projektit për gazifikimin e vendit për të bërë analiza shtesë, për shkak të ndryshimit të kushteve. Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare

Sipas LSDM-së opozitare, shtyrja e gazifikimit, është argument se pushteti nuk ka për qëllim dhe nuk dëshiron ta realizojnë projektin, por vetëm dëshiron të shpenzojë para në tenderë të shtrenjtë.

Nga Ministria e Transportit u përgjigjën se gazifikimi është shtyrë me qëllim të rritjes së atraktivitetit të projektit, dhe së shpejti do të shpallen procedura të reja sipas të cilave rritet mundësia për realizimin e projektit për gazifikim sekondarë të vendit. Ekspertët e energjetikës në vazhdimësi alarmojnë se vendi shpenzon shumë para në projekte joproduktive, ndërsa energjetika është lënë pas dore.

Revista Monitor,  14.09.2016