Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, hua për rrjetin e transmisionit

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe vendimi për negocimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes për hua dhe projekt ndërmjet KFW Frankfurt am Main dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Programin e Sektorit të energjisë, Faza e VI – përmirësimi i rrjetit dhe transmisionit.

Vendimi obligon Ministrinë e Financave, që konform dispozitave kushtetuese dhe ligjore të negocioj këtë marrëveshje. Huaja kap shumën prej 13.5 milionë eurove.

Edhe nisma për negocimin e lidhjes së marrëveshjes për hua ndërkombëtare me KFW Frankfurt am Main për Programin e sektorit të energjisë, Faza VII – përmirësimi i rrjetit dhe transmisionit, është aprovuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme. Shuma e huas kap vlerë prej 12 milionë eurove.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  09.09.2016