Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja 6 zonat e ndotura nga nafta

Industria e hidrokarbureve ka shkaktuar ndotje të rënda në gjithë zonat naftëmbajtëse të vendit. Por një studim i Agjencisë kombëtare të Mjedisit zbardh gjashtë zona ku kjo ndotje ka shkaktuar tashmë toksikimin e tokës në nivele të rrezikshme deri 10 fish më të larta se normat e lejuara. Raporti i Agjencisë për vitin 2015 konkludon se “përmbajtja hidrokarbureve në tokë në zonat Zharrës, Kuman, Patos, Portës, Rruzhdie dhe Frakull janë mbi normat e lejuara nga BE dhe tokat e tyre jane toksike”. Përmbajtja e hidrokarbureve në të gjithë zonën e Zharrës paraqitet e lartë. Duke krahasuar vlerat e matura për këtë tregues, të cilat variojnë nga 200-1000 mg/100 gr tokë të thatë, me limit e lejuar në tokë (i cili është 100 mg/100 gr tokë të thatë), konkludohet se përmbajtja e tyre në tokat e kesaj zone vlerësohet toksike. Niveli i hidrokarbureve në zonën e Patosit luhaten në kufijtë 150-750 mg/100 g tokë të thatë duke bërë që edhe në këto toka nivelet e hidrokarbureve të konsiderohen toksike. Rezultatet e analizave në zonën e Portës tregojnë për vlera të larta të përmbajtjes së hidrokarbureve që shkojnë nga 110-700 mg/100 g tokë të thatë. Këto nivele flasin për toksicitet më të ulët se tokat e Zharrës dhe Patosit, por edhe në këtë rast ndotja nga hidrokarburet paraqitet problematike. Vlerat e matura për hidrokarburet në zonën e Rruzhdies përfshihen në intervalin 90-450 mg/100 g tokë të thatë, i cili konsiderohet toksike dhe mbi kufirin kritik të BE.

Shqiptarja.com  05.09.2016