Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers do shesë naftën bruto në tregun vendas

Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të deklarojë nënshkrimin e një marrëveshjeje të kushtëzuar në tregun vendas me Ionian Refining dhe Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC). Marrëveshja do të bëhet efektive pasi Bankers të marrë miratimin nga Qeveria Shqiptare për programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe Albpetrol për tërheqjen e pjesës së prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzë që i përket Albpetrol.

Sapo të bëhet efektive, Bankers do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje. Kompania do të marrë garanci pagese në advancë për ngarkesat e naftës bruto. Në përputhje me marrëveshjen, ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 dhjetor 2017.

Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale. IRTC do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit.

Bankers është i kënaqur të shohë rihyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje.

Revista Monitor,  01.09.2016