Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Furtunë në Tiranë, disa zona pa energji

Kryeqyteti është përfshirë për pak momente pasditen e së hënës nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje shiu.

Edhe pse zgjati pak çaste era e fortë nuk ka kaluar pa pasoja në Tiranë. Pluhur i madh është ngritur me shpejtësi, ndërsa një pemë është rrëzuar te Shkolla e Bashkuar duke bllokuar për disa momente edhe trafikun. Fatmirësisht nuk ka pasur persona duke kaluar në ato momente. Më pas, pema larguar nga rruga dhe gjithçka i është rikthyer normalitetit.

Mësohet se gjithashtu si pasojë e motit të keq, disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE ka njoftuar se pa energji ka mbetur “Komuna e Parisit”, si dhe zona e “Don Boskos”. Grupet e punës së OSHEE ndodhen në terren për të rikthyer energjinë në këto zona.

Top Channel,