Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Letra e Lu-së për shpërthimet në Marinzë

Shumëkush i mban mend shpërthimet e fontanave të gazit në zonën e Marinzës.

Në fillim, ankesat e banorëve të rajonit mbetën kaq shumë kohë pa përgjigje, ose me përgjigje të paketuara për idiotë, saqë ndokush e besoi vërtet se bëhej fjalë për tërmete të lehta, dhe jo për metodat e egra të kompanisë Bankers Petroleum në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës.

Por ngjarja që ndodhi më 1 prill 2015, pavarësisht simbolikës së datës, nuk mund të neglizhohej as nga përgënjeshtruesit më të specializuar: Llavë balte, ujë i nxehtë, përzier me gazra toksikë, llokma toke që zhyteshin teposhtë, gjysmë shtëpish që fundoseshin, ishin pamje reale, të filmuara dhe të zëshme.

Përgjegjësia e koncensionarit Bankers Petroleum, si dhe pasojat e rënda mjedisore, ekonomike dhe shëndetësore për banorët e zonës, ishin ashiqare. Prandaj jo vetëm që edhe qeveria shqiptare u detyrua të ngrejë zërin publikisht, sado me ndrojtje fillimisht, por prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi hetimet lidhur me këtë ngjarje.

DITA boton sot një dokument të rëndësishëm që lidhet me këtë ngjarje.

Është një letër konfidenciale e firmosur personalisht nga ambasadori Donald Lu për Adriatik Llallën.

Letra mban datën 23 korrik 2015 dhe në të shkruhet:

Dear Mr.Llalla,

The U.S. government expresses its interest in the decision by the Fier Prosecution to pursue criminal charges against seven Bankers Petroleum employees (six of whom are international workers) over Patos-Marinze well incident.

We expect that political motives and public pressure will not affect the prosecutorial decisions.

The U.S. Embassy is watching this case closely with the expectation that the Albanian judicial system will act according to international standards of fairness, transparency and professionalism.

Representatives of foreign companies that are considering investing in Albania will pay very close attention to this case and the message it sends abort fairness of judicial proceedings in Albania.

Sincerely, Donald Lu.

Gazeta Dita,  16.07.2016