Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, Serbia investon në veri

Fjala “falimentim”, mbase nuk vlen për “Trepçën” në veri, e cila menaxhohet nga Jovan Dimkiq, pasi që, siç ka thënë ai, sa herë që “Trepça” ndodhet në krizë, atëherë është shteti i Serbisë, i cili ndërhyn për të financuar edhe me mjete buxhetore e edhe me kuadër profesional.

“Trepça” në veri ka të punësuar 1100 punëtorë të rregullt, ndërsa edhe një numër tjetër, të cilët ata i quajnë punëtorë rezervë paguhen nga të ardhurat që realizon kombinati. Nga xehja që eksploatohet në veri, siç e thonë serbët publikisht, jo vetëm që përfitojnë serbët e pjesës veriore të Kosovës, por edhe vetë shteti i Serbisë.

Drejtori i “Trepçës – Veri”, Jovan Dimkiq tha për mediat serbe se kompania po performon pozitivisht dhe se pagat e punëtorëve sigurohen me kohë nga mjetet që sigurohen me transportin e xehes së plumbit dhe të zinkut, nga dy minierat, “Bello Berdo” dhe “Crnac”.

Telegrafi,  02.07.2016