Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismailaj, gjykata lë në fuqi konfiskimin e pasurisë

Gjykata e apelit për krimet e rënda lë në fuqi për llogari të shtetit konfiskimin e 3.5 milion dollarëve të ish administratorit të borxheve të CEZ Shpërndarja Kastriot Ismailjat.

Vendimi është marrë këtë të hënë në kolegjin penal të apelit të krimeve të rënda ku është rrëzuar kërkesa e Ismailajt për shpallje të pavflefshëm të vendimit nr 5 dhënë më datë 27 Prill 2016 nga shkalla e parë.

Aktualisht Ismailajn qëndron në burg teksa po gjykohet nën akuzën e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumentave me pasoja të rënda në gjykatën e Tiranës.

Në llogarit bankare të Ismailajt në harkun kohor të 9 viteve prokuroria ka arritur të zbardh se janë kryer miliona dollar transaksione, ndërsa një pjesë e këtyre parave dyshohet se janë dërguar në parajsat fiskale.

Shqiptarja.com  28.06.2016