Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ISHTI “në sitë” restorantet për sigurinë e gazit

Inspektorati Shtetëror Teknik ka rritur kontrollet e tij në zonën e bregdetit duke e fokusuar atë tek zbatimi korrekt i kërkesave për përdorimin e bombolave të gazit.

Në një dalje për mediat Nako Petro, inspektor pranë drejtorisë së naftës dhe gazit vuri theksin në disa nga detajet që duhet të kenë parasysh konsuamatorët për mënyrën sesi instalojnë dhe mbushin bombolat. Ai bëri thirrje që këto procedura të kryhen vetëm nga persona të autorizuar.

Sakaq kontollet e shpeshta po garantojnë që në treg të ketë bombola që përmbushin kushtet teknike. Deklarata nga Inspektorati vjen në një kohë kur legjislacioni i ndryshuar që lidhej direkt me sigurinë e bombolave të gazit ka pak kohë që po zbatohet dhe kalon një pjesë të mirë të përgjegjësive tek importuesit e mëdhenj.

Gjatë vitit të kaluar por edhe gjatë këtij viti ka pasur disa herë incidente me pasoja fatale për jetën e njerëzve të përfshirë. 

Scan TV,  20.06.2016