Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Granti, 2 mln euro për unazën e jugut

Një grant prej 2 milion euro është dhënë nga qeveria gjermane, nëpërmjet Kfv, për përmirësimin e kushteve teknike administrative për OSHEE.

Ky fond është pjesë e  marrëveshjes mes  dy qeverive,  për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërinë Jugore. Granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në:

-procesin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike;

-uljen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe 

jo teknike) në sistemin e shpërndarjes;

-përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të OSHEE-së; 

-forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve organizative, manaxheriale dhe mirëqeverisjes së përgjithshme të OSHEE-së.

Marrëveshja parashikon që kjo shumë do të zhvleftësohet, në rast se kontratat  përkatëse për financim nuk përfundohen brenda 8 vjetësh pas vitit të premtimit  dhe konkretisht brenda datës 31 dhjetor 2021. Kjo marrëveshje nuk ka efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

Scan TV,  15.06.2016